UBT News

Fituesi i derbit Angli-Gjermani sipas Mourinho-s

(FILES) In this file photo taken on March 4, 2021, Tottenham Hotspur's Portuguese head coach Jose Mourinho looks on during the English Premier League football match between Fulham and Tottenham Hotspur at Craven Cottage in London on March 4, 2021. - Jose Mourinho was appointed new coach of AS Roma for the next three seasons, the Italian club announced in a statement on May 4, 2021. (Photo by NEIL HALL / POOL / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. /

Ish-trajneri i Manchester United, Chelsea dhe Tottenham mendon që Anglia do ta mposht Gjermaninë sot, për të siguruar biletën drejt çerekfinales së Euro 2020.

“Tre Luanët” kryesuan Grupin D me dy fitore dhe një barazim, kurse skuadra e Joachim Low fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë, në “Grupin e Vdekjes” ku bënin pjesë Franca, Portugalia dhe Hungaria.

Fituesi i ndeshjes së sotme në stadiumin “Wembley” do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Suedisë dhe Ukrainës në çerekfinale, ku më pas në gjysmëfinale mund të takohet me fituesin e ndeshjes mes Danimarkës e Republikës Çeke.

Ka pasur shumë debate deri tani se me çfarë formacioni duhet ta filloj ndeshjen trajneri i Anglisë, Garreth Southgate, dhe trajneri i Romës Jose Mourinho ka treguar mendimin e tij, dhe formacionin të cilin do ta dëshironte.

“Ka shumë opsione. Me një repart defansiv prej tre mbrojtësve, ke dy mundësi, një me Kyle Walker dhe një pa të. Nëse dëshiron që ta fillosh ndeshjen me Walker, do të ishte problem i madh për Gosens, sepse ai është shumë i shpejtë dhe i palodhshëm. Më pas, treshja e mbrojtjes do të jetë Stones, Maguire dhe Mings. Kurse në krah të majtë, në sistemin me tre mbrojtës, do të zgjidhja Luke Shaw, sepse mendoj që Ben Chilwell nuk do të jetë në formën e tij më të mirë”, tha Mourinho.

“Mesfushën do ta zgjidhja, Phillips dhe Rice, duke i ndihmuar nga pas treshes Grealish, Sterling dhe Kane”, shtoi trajneri portugez.

Mourinho u pyet edhe rreth rezultatit të ndeshjes, ku tregoi favoritin e tij për të fituar sot.

“2:1 për Anglinë. Do të pranojnë gol të parët, më pas do të barazojnë e në fund edhe të fitojnë, me Harry Kane si golashënues. Mendoj që sot do të jetë dita e Kane”, u përgjigj Mourinho.

Exit mobile version