UBT News

Fitorja ia siguron Distrias çerekfinalen në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Pas xhudistes Erza Muminoviq, radhën e ka e arta Olimpike, Distria Krasniqi për ta përfaqësuar Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku veçse e ka shënuar fitoren e parë në këto gara.

Xhudistja kosovare dhe e arta Olimpike, Distria Krasniqi e ka siguruar çerekfinalen në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi e kaloi raundin e parë pa luftë, kurse në të dytin u përball me xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta.

Krasniqi e mposhti Asvestan me Wazaari, kurse në gjysmëfinale do ta ketë përballë xhudisten spanjolle, Ana Isabel Perez Box.

Exit mobile version