UBT News

Fitorja historike e Holstein Kielit ndaj Bayernit

KIEL, GERMANY - JANUARY 13: Fin Bartels of Holstein Kiel celebrates after winning the penalty shootout during the DFB Cup second round match between Holstein Kiel and Bayern Muenchen at Wunderino Arena on January 13, 2021 in Kiel, Germany. Sporting stadiums around Germany remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)

Për Holstein Kielin mbrëmja e së mërkurës do të jetë e paharrueshme. Klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, bëri befasi të madhe mbrëmë duke e eliminuar në 1/16 e finales të Kupës së Gjermanisë, gjigantin Bayern Munich pas penalltive.

Holstein Kiel dy herë u desh të kthehej nga disavantazhi për të dërguar ndeshjen në penallti. Ndeshja gjatë kohës së rregullt përfundoi 2:2, ndërsa me penallti Kiel triumfoi 6:5.

“Nuk besoj se ndonjë lojtar, tifoz, apo person në Kiel do ta harrojë këtë natë”, tha portieri i Kielit, Ioannis Gelios, pas ndeshjes.

Për Bayernin është vetëm humbja e dytë pas penalltive nga një ekip i rangut më të ulët në Kupën e Gjermanisë. Së fundi kishte pësuar nga Magdeburgu në vitin 2000.

“Kjo definitivisht nuk është periudha më e mirë për Bayern Munich”, ka thënë sulmuesi anësor i Bayernit, Thomas Muller.

Exit mobile version