Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës solli duele tejet interesante, ku Llapi dhe Drenica regjistruan fitore të mëdha ndaj rivalëve të tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e tabelës.
Llapi e ndali serinë pozitive të Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Skuadra e Tahir Batatinës shfaqi lojë të vendosur, duke marrë epërsinë në pjesën e parë me golin e Edon Sadriut, ndërsa Axel Gnap shënoi golin e dytë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren.
Për Prishtinën, goli i vetëm u realizua nga Leotrim Kryeziu, që megjithatë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Ndërsa Drenica arriti një fitore të madhe me përmbysje 3:1 ndaj kampiones aktuale, Dritës. Ronaldo Chacon u bë hero i takimit me dy gola, ndërsa fitoren e kompletoi Kreshnik Uka. Nga ana tjetër, goli i Albert Dabiqajt mbeti vetëm statistikë, teksa Drenica ndërpreu një seri negative, duke ia ndalur njëkohësisht edhe ecurinë pozitive Dritës.
Në një tjetër përballje, Ferizaj triumfoi bindshëm ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Sadriu, Berisha dhe Selmani, duke i dhënë skuadrës tri pikë të vlefshme në garën për mbijetesë./UBTNews
