Në xhiron e 22 të La Ligas, Real Madridi e ka regjistruar një fitore solide por shumë të vlefshme kundër Getafes të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-0.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për trajnerin Zinedine Zidane, sidomos pas barazimit të Atletico Madridit kundër Celta Vigos me rezultat 2-2.
Pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Getafe përfundoi pa gola.
“Los Blancos” u zgjuan në pjesën e dytë. Fillimisht për 1-0 realizoi Karim Benzema në minutën e 60’ kurse Ferlan Mendy e dyfishoi rezultatin shtatë minuta më vonë dhe kështu e vendosi rezultatin final të këtij takimi si dhe fitoren e Real Madridit.
Tani, skuadra nga “Santiago Bernabeu” ka të mbledhura 46 pikë dhe renditet në vendin e dytë.