Sarah Storey fitoi medaljen e artë, e 15-ta me radhë për të, në Lojërat Paralimpike që po mbahen në Tokio, të mërkurën.
Çiklistja britanike triumfoi ndaj bashkatdhetares së saj Crystal Lane-Wright, pasi theu rekordin e saj botëror në fazën e kualifikimit.
“Erdha me një plan se çfarë doja dhe e arrita”, deklaroi ajo mes tjerash.
Storey ishte vetëm 14-vjeçare kur debutoi në Lojërat Paralimpike si notare në Barcelonë, në vitin 1992. Ajo fitoi pesë medalje të arta si notare, para se të kalonte në çiklizëm në vitin 2005.
Medalja e artë e Storey ishte e para për Britaninë e Madhe në Lojërat Paralimpike të këtij viti, të cilat po mbahen pa spektatorë në mes të pandemisë./UBTNews