Futbollistët kosovarë Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes si në Gjermani ashtu edhe në Kosovë, pas paraqitjeve të tyre të suksesshme në Bundesligë.
Treshja ka luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin e fundit, duke kontribuar që skuadra e tyre të kalojë nga lufta për mbijetesë në kualifikim për Ligën e Evropës.
Si rezultat i formës së tyre të mirë, të tre futbollistët kanë përfituar rritje të ndjeshme të vlerës në treg sipas “Transfermarkt”.
Fisnik Asllani tani vlerësohet me 35 milionë euro, nga 30 milionë sa ishte më parë. Leon Avdullahu është rritur në 30 milionë euro nga 25 milionë, ndërsa Albian Hajdari ka arritur vlerën 25 milionë euro nga 20 milionë euro.
Në total, vlera e treshes kosovare arrin në 90 milionë euro, duke i bërë ata ndër futbollistët më të vlefshëm të Kombëtares së Kosovës.
