Një kompani japoneze ka mbrojtur pronësinë e saj mbi veprën “Sunflowers” të Van Gogh, që e mori në ankand në vitin 1987, pasi familja e ish-pronarit të saj ngriti padi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kërkuar kthimin e saj.
Vepra e artit, një nga pesë versionet origjinale të saj – u ble nga paraardhësi i firmës së sigurimeve Sompo Holdings në Christie’s në Londër për 40 milionë dollarë, duke e bërë atë për pak kohë pikturën më të shtrenjtë në botë.
Ajo ka qenë e ekspozuar në Tokio në muzeun e artit të Sompo-s për 35 vjet, por kohët e fundit u bë objekt i një beteje ligjore për shkak se u shit në Gjermani para Luftës së Dytë Botërore.
Familja e ish-pronarit të pikturës, bankierit hebre Paul von Mendelsohn-Bartholdy, ngriti një padi në Illinois muajin e kaluar duke kërkuar kthimin e veprës së artit dhe qindra miliona dollarë dëmshpërblim.
Ata thonë se paraardhësi i Sompo-s, Yasuda Fire & Marine Insurance, e bleu pikturën “duke shpërfillur prejardhjen e saj, përfshirë shitjen e detyruar të Mendelssohn-Bartholdy të pikturës në Gjermaninë naziste në vitin 1934”./UBTNews/