Tashmë është bërë e qartë që Fiorentina është një nga klubet që ka shfaqur interes për Kristjan Asllani i cili do të largohet gjatë kësaj merkato vere nga Inter.
Vlera aktuale që Inter i ka vendosur lojtarit shkon nga 18 deri në 20 milionë euro dhe është më e lartë sesa ajo që Fiorentina mund të ofrojë për momentin.
Kristjan Asllani është i lidhur me Interin me kontratë deri në vitin 2028, ku mesfushori shqiptar iu bashkua klubit nga Empoli në vitin 2023, në një marrëveshje me vlerë rreth 15.7 milionë euro.
Gjatë sezonit të fundit, ai u aktivizua në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime.