UBT News

Finlanda porosit 64 avionë luftarakë

A U.S. Air Force F-35A Lightning II prepares to connect with a KC-10 Extender during an aerial refueling mission above an undisclosed location, April 30, 2019. The mission marked the F-35A's first air interdiction during its inaugural deployment to the U.S. Air Forces Central Command's area of responsibility. (U.S. Air Force photo by Staff Sgt. Chris Drzazgowski)

Qeveria e Finlandës tregoi sot se vendi ka zgjedhur avionët F-35 të gjigantit amerikan të mbrojtjes Lockheed Martin në një tender, për të zëvendësuar avionët luftarakë të vjetër F/A-18 dhe planifikon të porosisë 64 avionë luftarakë.

Lockheed Martin konkurroi për marrëveshjen me Saab të Suedisë, rivalin amerikan Boeing, Dassault të Francës dhe BAE Systems të Britanisë.

Vlera e prokurimit është rreth 8.378 miliardë euro, sipas qeverisë.

“Kur krahasojmë performancën ushtarake, F-35 plotësoi më së miri nevojat tona”, tha Ministri i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen. Finlanda është vendi i 14-të që ka zgjedhur F-35.

Zgjedhja forcon bashkëpunimin e mbrojtjes të shtetit nordik me aleatët e tij, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjinë, tha studiuesi Charly Salonius-Pasternak në Institutin Finlandez të Çështjeve Ndërkombëtare./UBTNews/

Exit mobile version