Sipas legjislacionit të ndryshuar, qytetarët do të kenë nevojë për miratimin e vetëm një mjeku përpara se të ndërpresin shtatzëninë.
Sipas ligjit aktual të Finlandës, i cili daton në vitin 1970, gratë kishin nevojë për miratim nga dy mjekë përpara se të bënin një abort.
Qytetarët finlandezë tani mund të kërkojnë gjithashtu një abort mjekësor deri në javën e 12-të të shtatzënisë pa pasur nevojë të japin arsye të tjera.
Reformat e reja u miratuan nga 125, ndërsa 41 deputetë votuan kundër projektligjit.
“Reforma e Aktit të Abortit është një përditësim shumë i nevojshëm për legjislacionin qartësisht të vjetëruar”, tha deputetja Saara-Sofia Siren nga Partia Konservatore e Koalicionit Kombëtar për transmetuesin publik finlandez YLE.
Reforma ka të bëjë me të drejtën themelore të grave për të vendosur për veten, trupin dhe jetën e tyre, shtoi ajo./UBTNews/