UBT News

Finlanda kundër vendosjes së armëve bërthamore e bazave ushtarake të NATO-s në territorin e saj

Finlanda është kundër vendosjes së armëve bërthamore të NATO-s ose krijimit të bazave ushtarake në territorin e saj edhe nëse ia del mbanë në përpjekjen e saj për t’u bërë anëtare e aleancës ushtarake, ka theksuar kryeministrja Sanna Marin.

Marin i tha gazetës italiane Corriere della Sera se lëvizje të tilla nuk ishin pjesë e negociatave të anëtarësimit të Helsinkit me aleancën ushtarake./UBTNews/

Exit mobile version