Pas sfidës së dyfishtë të kampionatit, ku regjistruan nga një fitore secili, dhe gjysmëfinales së Kupës së Italisë, që pa fitoren e bardhezinjve, Superkupa e Italisë 2021, gjithashtu do të vendoset mes “Zonjës së Vjetër” dhe zikaltërve.
Ekipi i Antonio Conte, padyshim që vjen si kampion Italie, një titull i siguruar prej disa javësh. Pas fitores në Kupën e Italisë, Juventusi do të sfidojë Conte dhe të tijtë për më të mirin e sezonit 2020-2021.
Që nga viti 2005 nuk ndodhte që të dyja ekipet të garonin për Superkupën e Italisë. Bardhezinjtë ishin ‘diplomuar’ si kampionë të Italisë, një titull i revokuar më vonë, pas skandalit të ‘Calciopoli’, ndërsa zikaltrit kishin ngritur Kupën e Italisë. Ky është gjithashtu i vetmi precedent: zikaltrit fituan 1-0 në kohën shtesë.
Ende nuk ka një datë të saktë për Superkupën Italiane 2021. Mund të ndryshojë midis verës 2021, zakonisht gushtit. Ose dimrit, midis dhjetorit dhe janarit, siç ka ndodhur tashmë në disa raste të tjera. E fundit, Juventus-Napoli.
Sa i përket vendndodhjes, presidenti i “Lega Serie A”, Paolo Dal Pino, njoftoi për “Radio Anch’io Sport” se do të mbahet në Arabinë Saudite: “Do të luhet në Arabinë Saudite me publik, siç parashikohet nga kontrata jonë. Me Inter-Juventus do të jetë një reklamë për futbollin tonë”.