UBT News

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvillohet në Wembley

Wembley po shqyrtohet si opsion për finalen e Ligës së Kampionëve teksa negociatat po vazhdojnë për ta zhvendosur ndeshjen finale nga Stambolli në Wembley.

Bisedimet mes UEFA-së dhe qeverisë britanike rreth finales po vazhdojnë edhe sot. Finalja do të mbahet më 29 maj, teksa vendimi pritet të merret brenda 48 orësh.

Qeveria e ka vendosur Turqinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, e fansat nuk mund të udhëtojnë atje për ta përcjellë lojën, kështu që ndeshja mund të luhet në stadiumin kombëtar.

Kryeministri Boris Johnson deklaroi në fundjavë se do të ishte mirë që finalja të mbahej në shtetin e tyre dhe meqë janë dy ekipe angleze në finale, “do të ishte turp që fansat ta kenë të pamundur të mos marrin pjesë”./UBTNews

Exit mobile version