UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve 2027 nuk do të zhvillohet në Itali, pas refuzimit për stadiumin “San Siro” në Milano. Më herët ishte përmendur mundësia e organizimit të finales në stadiumin olimpik të Romës, por kjo kandidaturë është tërhequr gjithashtu.
Sipas një njoftimi të fundit nga UEFA, janë pranuar deklarata interesi nga gjashtë federata për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2027 dhe finalen e Ligës së Kampionëve për femra. Këto deklarata, ndonëse nuk janë detyruese, janë hap i parë në procesin e aplikimit, me afatin për dorëzimin e dosjeve përfundimtare deri më 19 mars 2025.
Ofertuesit e interesuar për finalen e Champions League 2027:
- Azerbajxhani: Baku, Stadiumi Olimpik Baku
- Spanja: Madrid, Metropolitan Stadium
Finalja e Ligës së Kampionëve për femra 2027:
- Polonia: Varshavë, Stadiumi Kombëtar
- Spanja: Barcelona, “Camp Nou”
- Zvicra: Bazel, “St. Jakob Park”
- Uells: Cardiff, Stadiumi Kombëtar i Uellsit
Deri më tani, UEFA po e monitoron procesin dhe do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare në përputhje me kriteret e saj të rrepta./UBTNews/