Sociologu dhe filozofi i njohur gjerman, Jurgen Habermas ka refuzuar një çmim nga Emiratet e Bashkuara Arabe të dielen, pas shqetësimeve rreth të drejtave të njeriut në Kombin e Gjirit. 91-vjeçari më herët e kishte pranuar këtë çmim.
“Shpreha vullnetin tim ta pranojë çmimin e Sheikh Zayed këtë vit. Ishte një vendim i gabuar, të cilin po e korrigjoj. Nuk ia bëra mjaftueshëm vetes të qartë lidhjen e këtij institucioni me sistemin politik këtu”, deklaroi ai.
Çfarë nënkupton ky çmim?
Çmimi u emërua kështu pas vdekjes së Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili drejtoi Abu Dhabin për 30 vjet. Ai vdiq në vitin 2004, në moshën 86-vjeçare, ishte presidenti i parë i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Çmimi u jepet çdo vit individëve dhe botuesve “shkrimi dhe përkthimi i të cilëve në shkencat humane pasuron objektivisht jetën intelektuale, kulturore, letrare dhe shoqërore arabe”. Habermasit iu dha çmimi i “Personalitetit Kulturor të Vitit”.
Habermas, njihet gjerësisht si një nga filozofët më të rëndësishëm në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ndikimi i tij lidhet me shkollën e Frankfurtit. Shumica e shkrimeve të tij filozofike janë përkthyer në gjuhën arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe shpesh janë kritikuar për një gjendje jo të mirë sa i përket të drejtave të njeriut. Pushteti kontrollon mediat dhe madje ata që kritikojnë Qeverinë mund të dënohen./UBTNews