UBT News

Filmi “Zgjoi” shfaqet në Athinë

Në kinemanë Trianon në Athinë të Greqisë u shfaq për herë të parë filmi “Zgjoi”.

Me bashkëpunimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit Grek, u mbajt edhe një panel diskutimi pas filmit ku morën pjesë regjisorja Blerta Basholli, aktorja Aurita Agushi, drejtuesi i QKK Lum Çitaku, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të Qendrës së Filmit Grek, Maria Kallimani. Përveç diskutimeve mbi temën e filmit, gjithashtu u fol për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e filmit mes Kosovës dhe Greqisë.

Dy Qendrat Kinematografike ishin shumë pozitive për bashkëpunim në bashkëprodhim të filmave në të ardhmen. Gjithashtu, ekipi i filmit dhe këshilltarja për Kulturë e Ministrit Çeku, Rozafa Imami, vizituan Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë dhe diskutuan mbi agjendën e aktiviteteve kulturore të radhës në Greqi./UBTNews/

Exit mobile version