Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit prej sot do të shfaqet në kinematë e Spanjës. Njoftimin e ka bërë vetë regjisorja përmes një postimi në Instagram.
“‘Zgjoi’ prej sot në kinematë e Spanjës”, njoftoi regjisorja Basholli.

Filmi është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi./UBTNews/