Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit nuk është nominuar për “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Ky film me regji të Blerta Bashollit është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi./UBTNews