“Arbëria”, një film që iu kushtua historisë së arbëreshëve të Italisë, nga 23 dhjetori do të transmetohet në gjigantin e transmetimit, Netflix.
Filmi me regji të Francesca Olivierit, është i pari film artistik në gjuhën arbëreshe.
Filmi trajton historinë e Aidës, një grua e lindur në jug të Italisë. Për shkak të traditave dhe për shkak të zgjedhjes së saj për të jetuar një jetë ndryshe nga ajo që e kërkonte i ati i saj, ajo u largua nga fshati ku jetonte. Pas një kohe të shkurtër asaj i duhet të kthehet, meqë merr një thirrje nga vëllai i saj se babanë e kanë të sëmurë./UBTNews