UBT News

Filmi i ri i Tom Hanks, aktori i shpëton apokalipsit vetëm me qenin e tij dhe një robot

Apple TV+ duhet ta pëlqejë vërtet aktorin Tom Hanks, pasiqë filmi “Finch” ku ai është personazhi kryesor është filmi i dytë që shërbimi mori gjatë pandemisë, përcjell UBT News.

Megjithatë, xhirimet e filmit iu kanë përshtatur në mënyrë perfekte protokolleve për Covid-19 me një kast të shumë të kufizuar. Në film shihet Hanks si personazhi kryesor, një inxhinier robotik me trajnim i cili i mbijeton një apokalipsi vetëm me qenin e tij dhe një robot.

“Finch” mund të cilësohet edhe si një eksplorim i luftës së njeriut për mbijetesë.

Pjesa më e madhe e filmit fokusohet në Finch dhe shokët e tij që luftojnë kundër elementeve, të detyruar të ikin nga moti i paparashikueshëm dhe stuhitë masive, ndërsa kërkojnë vende që “nuk janë plaçkitur”.

Regjisori Miguel Sapochnik (“Game of Thrones”) bën ç’është e mundur për të nxjerrë maksimumin e emocioneve nga kjo treshe e pamundur, duke gjetur momente butësie dhe humori në ndërveprimet e tyre.

“Finch” do të lansohet më 5 nëntor të këtij viti./UBTNews/

Exit mobile version