UBT News

Filmi i ri i Disney-t me superheroinën izraelite tensionon disa arabë

Sabra, superheroina izraelite, bëri paraqitje të shumta në komiket e Marvel-it gjatë viteve. Ajo ka luajtur së bashku me ikonat, si: Hulk, Iron Man dhe X-Men.

Më shumë se 40 vjet pasi Sabra u prezantua, Marvel po e planifikon ta rikthejë atë në filmin “Captain America: Rendi i Ri Botëror”, i cili do të shfaqet në vitin 2024.

Megjithatë, kjo nuk u ka pëlqyer shumë kritikëve, që mendojnë se ringjallja e personazhit të Sabrës do të përhap stereotipet për arabët dhe dehumanizimin e palestinezëve në kinema.

Ata poashtu shprehen se shumë nga personazhet arabë me të cilët ajo ndërveproi tregohen si mizogjenë, antisemitë dhe të dhunshëm. Ata janë kundër këtij portretizimi të arabëve në film.

Një zëdhënës i Marvel Studios tha për CNN se “regjisorët po marrin një qasje të re me personazhin Sabra, e cila u prezantua për herë të parë në libra komike më shumë se 40 vjet më parë”./UBTNews/

Exit mobile version