Filmi i metrazhit të shkurtër “The Van”, i regjisorit shqiptar, Erenik Beqiri, ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për “Oscar”, në kategorinë “Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër”.
Në këtë film shkëlqejnë dy aktorët nga Kosova, Arben Bajraktaraj dhe Afrim Muçaj.
“The Van” që është bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Francës, në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz garon krahas filmave: “Bitu”, “Da Yie”, “Feeling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Two Distant Strangers”, “The Van” dhe “White Eye”.
15 marsi është data kur do të shpallen nominimet për çmimin “Oscar”./UBTNews