Ata që e realizuan filmin “Daniel’s Gotta Die” janë të pikëlluar që Bob Saget s’arriti ta shohë atë.
Filmi, i cili e ka premierën në fund të këtij muaji në Festivalin e Filmit në Austin, shfaq Saget në atë që doli të ishte roli i tij i fundit kryesor në një film. Aktori dhe komediani vdiq në janar të këtij viti në moshën 65-vjeçare.
“Vdekja e Bobit ishte një tronditje për të gjithë ekipin e “Daniel’s Gotta Die”. Ai ishte bashkëpunues gjatë gjithë kohës dhe e pëlqeu vërtet këtë film”, tha Jeremy LaLonde, regjisori i filmit në një deklaratë.
“Është dhimbje e madhe që ai s’arriti ta shohë të finalizuar këtë projekt. Mezi pres të shoh se si do të reagojë audienca ndaj performancës së tij të fundit në Austin Film Festival me dhuratën e tij të fundit për të gjithë ata që e donin”, deklaroi ai tutje./UBTNews/