Regjisorja Sam Taylor-Johnson nuk deshi që drama e saj biografike për këngëtaren dhe tekstshkruesen e ndjerë, Amy Winehouse, të jetë e ngjashme sikurse dokumentari fitues i Oscarit që u realizua nga Asif Kapadia.
“Ndjeva se duhet të realizoja diçka ndryshe nga ai dokumentar. Doja ta realizoja nga një këndvështrim tjetër dhe këndvështrimi më i mirë ishte që ta realizoja rrëfimin përmes muzikës së saj”, deklaroi regjisorja për filmin “Back to Black”.
Filmi i shpërndarë nga Focus Features, flet për edukimin e Winehouse në një familje hebreje, karrierën e saj, romancat – dhe varësinë që do të çonte në vdekjen e saj.
Derisa kritikat e filmit kanë qenë jashtëzakonisht negative në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë deri më tani, shumë besojnë se aktorja kryesore Marisa Abela, e cila portretizon Winehouse, dha një performancë të suksesshme.
“Ka momente kur Abela zhduket dhe Winehouse shpërthen në ekran, si një pamje magjike e syrit që vezullohet kalimthi në fokus”, shkroi kritikja Wendy Ide e The Guardian.
“Por filmi është jashtëzakonisht i pabarabartë dhe i prirur për gjykime të gabuara katastrofike”, shtoi ajo.
Aktorja kryesore kaloi 12 muaj duke tentuar të kapte çdo aspekt të Winehouse.
“Ka kaq shumë versione të ndryshme të Amyt, dhe kjo është pothuajse sikur, sa më shumë të dini, aq më pak dini, sepse ajo është artiste aq e madhe dhe gjithëpërfshirëse”, tha Abela./UBTNews/