Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar se këtë javë kanë filluar me pagesat e subvencioneve në bujqësi për vitin 2020.
Sipas tij, deri më tani janë kryer pagesat për 11 mijë e 521 bujq në vlerë prej 11 milionë e 374 mijë e 6 euro.
“Fillimisht do të pranoni pagesën sipas Programit të rregullt dhe pasi që t’i kemi paguar subvencionet për të gjithë bujqit, do të merrni edhe pagesën e dytë, pra do t’i merrni subvencionet dyfish”, ka thënë Mustafa./UBTNews