Sot ka filluar rrënimi i pesë vilave që janë ndërtuar pa leje në Orllan të Podujevës.
Lajmin për KP e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia, i cili ka informuar se aksioni është zhvilluar nga Drejtoria e Inspeksionit, me asistencë nga Policia e Kosovës.
Zhitia ka treguar se aksioni ka qenë i planifikuar të zhvillohej të hënën.
“Ky aksion ka qenë i planifikuar të zhvillohet të hënën, por nga Policia e Kosovës na është kërkuar të shtyhet për disa ditë për shkak të zhvillimeve në veri te vendit”, ka bërë të ditur Zhitia.
Sipas tij, do të ketë njoftim me kohë, në rast se do të ketë aksione të tjera.