UBT News

Fillim zhgënjyes i sezonit, Sterling u përgjigjet kritikëve

Sulmuesi i krahut i Chelsea-t dhe i Anglisë, Raheem Sterling, ka reaguar ndaj kritikëve të tij pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, duke këmbëngulur se ai në të vërtetë i pëlqen këto kritika.

Pas një transferimi prej 57.2 milionë eurosh nga Manchester City, Sterling nuk ka shënuar asnjë gol në Premier Ligë që nga muaji gusht.

Ai gjithashtu ka shënuar vetëm dy gola në fanellën e Anglisë që nga Kampionati Evropian “Euro 2020” dhe asnjë gol në pesë paraqitjet e tij të fundit me kombëtaren në miqësoret para fillimit të Kupës së Botës.

Por Sterling është i bindur se njerëzit që i thonë se nuk mund të bëjë gjëra, e bëjnë atë të dëshirojë më shumë t’i bëjë.

“Ajo që më ka bërë njeriun që jam sot janë të gjitha pengesat që kam pasur, të gjitha ‘nuk mundet’, ‘nuk mund ta bësh këtë’, ‘nuk mund ta bësh atë’, ‘nuk je mjaftueshëm i mirë’. Këto lloj gjërash më nxisin gjithmonë”, tha 27-vjeçari për Daily Mail.

Edhe pse vetëm 27 vjeç, Sterling është një nga lojtarët më me përvojë në skuadrën e Anglisë që do të synojë të marrë trofeun e Kupës së Botës nga Katari.

Exit mobile version