Ka përfunduar në mënyrë dramatike për Argjentinën ballafaqimit me Arabinë Saudite, i pari në këtë Kampionat Botëror për skuadrën e trajneri Lionel Scalonit.
Në fakt, argjentinasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë me golin e kapitenit Lionel Messi i cili shënoi nga penalltia dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Por, shumë më ndryshe shkoi situata në pjesën e dytë, e arabët që shpërthyen duke shënuar dy gola brenda pesë minutave për ta bërë përmbysjen e madhe të rezultatit.
Fillimisht baraspeshën në rezultat e ktheu Al Shehri duke shënuar në minutën e 48’ për 1-1 dhe pastaj Al Dawari përmbysi gjithçka pesë minuta më vonë duke realizuar për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.
Kjo humbje mund ta komplikojë tej mase situatën në grup për Argjentinën pasi do të përballet edhe me dy rivalë të vështirë, siç janë Polonia dhe Meksika.