UBT News

Filharmonia e Kosovës me koncert të veçantë më 19 mars

Screenshot

Filharmonia e Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës, do të mbajë koncertin e radhës më 19 mars 2026 në Prishtinë.

Ky koncert i veçantë do të zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:30, Ky koncert vjen në një moment të rëndësishëm, pak para debutimit të saj në sallën ikonike të Filharmonisë së Berlinit.

Nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, programi i mbrëmjes ndërthur repertorin romantik me krijimtarinë bashkëkohore, duke përfshirë Requiem für Mignon nga Robert Schumann, veprën Ballin lartë! nga Valton Beqiri dhe kryeveprën monumentale Stabat Mater nga Antonín Dvořák.

Organizatorët ftojnë dashamirët e muzikës klasike që të rezervojnë vendet e tyre dhe të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, e cila pritet të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Filharmonisë së Kosovës.

Exit mobile version