UBT News

FIFA zbulon 16 qytetet që do të organizojnë Kupën e Botës 2026

FIFA zbuloi qytetet nikoqire për Kupën e Botës 2026, me 11 vende të zgjedhura nga ShBA.

Kupa e Botës FIFA tha në Twitter se 16 qytetet e zgjedhura për të pritur Kupën e Botës 2026 janë: Atlanta, Boston, Dallas, Houston, Kansas City, Los Angeles, Miami, New York/New Jersey, Filadelfia, San Francisco Bay Area dhe Seattle në ShBA, Guadalajara, Mexico City dhe Monterrey në Meksikë, kurse Toronto dhe Vankuver në Kanada.

Do të jetë Kupa e Botës e parë që do të bashkëorganizohet nga tri shtete dhe turneu do të përfshijë 48 ekipe, nga 32 që ishin më parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e pritën për herë të fundit Kupën e Botës në vitin 1994.

Nga ana tjetër, Meksika priti dy herë finalet e Kupës së Botës, në vitin 1970 dhe 1986.

Ndërkohë, për herë të parë, Kanadaja do të presë një turne të Botërorit për meshkuj. /UBTNews/

Exit mobile version