UBT News

​FIFA-s i kërkohet ndalimi i shitjes së biletave të Botërorit

ZURICH, SWITZERLAND - OCTOBER 20: FIFA World Cup Trophy is presented after the FIFA Executive Committee Meeting on October 20, 2011 in Zurich, Switzerland. During this third meeting of the year, held on two days, the FIFA Executive Committee will approve the match schedules for the FIFA Confederations Cup Brazil 2013 and the 2014 FIFA World Cup Brazil. (Photo by Harold Cunningham/Getty Images)

Një grup i madh tifozësh evropianë ka kërkuar që FIFA të ndalojë menjëherë shitjen e biletave për Kupën e Botës 2026, duke e akuzuar organin qeverisës se ka vendosur çmime të tepërta që përjashtojnë tifozët e zakonshëm nga turneu.

Sipas “Football Supporters Europe”, biletat e alokuara për ekipet kombëtare kanë arritur nivele astronomike, me një tifoz që ndjek skuadrën nga faza e grupeve deri në finale që do të paguajë të paktën 6,900 dollarë, gati pesë herë më shumë se në Katar 2022.

Grupi kritikoi edhe heqjen e kategorisë më të lirë (Kategoria 4) për tifozët e organizuar, si dhe vendosjen e çmimeve dinamike që ndryshojnë sipas “tërheqjes” së ndeshjes.

Ronan Evain, drejtori ekzekutiv i FSE-së, tha për Reuters se për çmimet që janë vendosur nga FIFA, jemi pak të habitur, duke shtuar: “Ky është një grusht njerëzish që po përpiqen të fitojnë sa më shumë para… me këto çmime, nuk do të keni atmosferë, nuk do të keni tifozë”. Ai paralajmëroi se struktura e re e çmimeve i shtyn shumë familje në “rrezik financiar”, duke theksuar se një familje me katër anëtarë mund të shpenzojë deri në 30,000 dollarë.

FSE kërkon pezullimin e menjëhershëm të shitjes së biletave për PMA-të dhe hapjen e konsultimeve të reja me federatat dhe grupet e tifozëve, “derisa të gjendet një zgjidhje që respekton traditën, universalitetin dhe rëndësinë kulturore të Kupës së Botës”./S.K/KP/

Exit mobile version