UBT News

FIFA publikon renditjen e re, Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie

Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë për një vend në ranglistën e FIFA-s, duke vazhduar të jetë jashtë listës së top 100 më të mirave.

Ranglista ka pësuar ndryshime, shkaku që në muajt janar dhe shkurt u zhvilluan kampionatet në Afrikë dhe Azi.

Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me plot 1202 pikë, në ranglistën e publikuar të enjten nga FIFA.

Në anën tjetër, për dy pozita rënie ka pësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi bie në vendin e 64 me 1382 pikë./UBTNews/

Exit mobile version