UBT News

FIFA publikon ranglistën e re, Kosova shënon ngritje, Shqipëria bie për dy pozita

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen më të re për ekipet kombëtare.

Në krahasim me renditjen paraprake e cila ishte publikuar në muajin maj të këtij viti, Kosova ka pasur rritje në këtë renditje.

“Dardanët” janë ngritur për pesë pozita, nga vendi i 120 në atë 115, me gjithsej 1 mijë e 159 pikë të grumbulluara.

Ndryshe nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie të lehtë duke rënë për dy vende, nga pozita e 67 ka rënë në të 69-tën. Tri kombëtaret e para janë Belgjika, Brazili dhe Franca.

Exit mobile version