Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar listën e të nominuarve për lojtarin më të mirë të vitit 2020.
Çmimi ‘The Best’ do të ndahet me 17 dhjetor në Zurich të Zvicrës, ku në të janë të përfshirë 11 lojtarë, që gjatë sezonit që lamë pas kishin paraqitje shumë të mira me klubet e tyre apo edhe kombëtaret.
Vlerësimet e përformancave të futbollistëve janë marrë nga 20 korriku i vitit 2019 deri më 7 tetor 2020, gjersa favorit në këtë garë cilësohet polaku Robert Lewandowski, i cili sezonin që lamë pas mbylli sezonin duke fituar tripletën me Bayernin dhe duke u shpallur në të gjitha kompeticionet golashënuesi më i mirë.
Të nominuarit për çmimin ‘The Best’ janë: Thiago Alcantara, Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Robert Lewandowski, Sadio Mane, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Neymar, Sergio Ramos, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk./UBTNews