Lojtarët dhe trajnerët që kanë kritikuar publikisht gjyqtarët gjatë Kupës së Botës mund të përballen me masa disiplinore dhe gjoba nga FIFA pas përfundimit të turneut.
Sipas një gazetari të The Athletic, të cituar nga mediumi kroat Jutarnji, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ai i Egjiptit, Hossam Hassan, si dhe mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, janë ndër emrat që kanë shprehur kritikat më të ashpra ndaj arbitrimit.
Burime pranë FIFA-s kanë bërë të ditur se organi qeverisës i futbollit botëror nuk dëshiron të komentojë procedurat disiplinore aktuale apo të mundshme. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, nuk përjashtohet mundësia që pas përfundimit të Kupës së Botës të ndërmerren masa ndaj atyre që kanë shkelur rregulloret disiplinore.
Vendimi për çdo sanksion do të bazohet në raportet e gjyqtarëve dhe në vlerësimin e rrethanave të secilit rast.
FIFA ka vepruar në mënyrë të ngjashme edhe pas Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, kur sanksionoi disa federata për shkelje të ndryshme disiplinore.
D.L
