UBT News

FIFA përzgjedh formacionin e vitit, mungon Manuel Neuer

FIFA ka zgjedhur formacionin e vitit 2020, formacion ky që dominohet nga futbollistët e Liverpoolit dhe Bayern Munichut.

Kampioni në fuqi i anglisë ka katër futbollistë në listën e 11-shes më të mirë, gjersa Bayern Munich përfaqësohet me tre futbollistë.

Porta është e siguruar nga braziliani Alisson Becker, teksa mbrojtja përbëhet nga katërshja: Trent Alexander Arnold, Virgil Van Dijk, Sergio Ramos dhe Alphonso Davies. Mesfusha është e përfaqësuar nga një super treshja: Joshua Kimmich, Thiago Alcantara dhe Kevin de Bruyne.

Reparti i sulmit përbëhet nga dy më të mirët e të gjitha kohërave, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, si dhe tani lojtari më i mirë i vitit 2020 Robert Lewandowski./UBTNews

Exit mobile version