UBT News

​FIFA me vendim të rëndësishëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Duket se ndeshja Shqipëri-Serbi, do të luhet para një numri më të vogël spektatorësh në Leskovac ku kapaciteti i “Duboçicës” do të reduktohet me 20 përqind, sipas mediumit “Sport Klub”.

Sipas të njëjtit informacion, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) u gjobit gjithashtu me 80,000 franga zvicerane.

Në të njëjtën kohë, dënimi përfshin edhe një detyrim për të pasur një plan të qartë për të luftuar problemet e mundshme në ndeshjen e ardhshme me Shqipërinë.

FSS është i detyruar të paraqesë një plan ulësesh, jo më vonë se 1 tetori, me mundësinë e mbushjes së një pjese të kapacitetit me grupe me interesa të veçanta: familje, studentë, organizata të përqendruara në luftën kundër diskriminimit. Siç është njoftuar, “plani duhet të përfshijë edhe aktivitete të qarta kundër diskriminimit (si veshja e bluzave ose shfaqja e banderolave me mesazhe të tilla)”.

Praktikisht, vetëm 6,500 spektatorë do të jenë në gjendje të hyjnë në tribuna më 11 tetor.

Në organizimin e ndeshjes me Anglinë u panë disa mangësi dhe delegati çek Emil Ubias , regjistroi çdo detaj, prandaj këto ditë është folur gjithnjë e më shumë për një dënim potencialisht shumë më drastik, përjashtimin me kusht të ekipit kombëtar serb nga gara e organizuar nga FIFA.

Serbia dhe Shqipëria do të luajnë në stadiumin “Dubočica” në Leskovc më 11 tetor në vend të Beogradit./S.K/KP/

 

Exit mobile version