UBT News

FIFA ka filluar një ankesë penale kundër ish-presidentit Sepp Blatter – akuza për investim në muzeun që nuk e posedonin

FIFA ka bërë një ankesë penale kundër ish-presidentit të tyre, Sepp Blatter rreth një rinovimit të muzeut në Zvicër,  i cili nuk ishte në posedim të tyre.

Shtëpia më e madhe e futbollit po e akuzon Blatterin se ka keqpërdorur rreth gjysmë milioni euro për një objekt që nuk e kishin as nën pronësi, raporton Telegrafi.

84-vjeçari që dha dorëheqje pesë vite më parë nga posti i presidentit, ishte shpallu i fajshëm për korrupsion, derisa në vazhdimësi i ka mohuar akuzat.

Një njoftim i FIFA-s thotë: ” Pas një rishikimi të hollësishëm të fakteve dhe rrethanave historike në lidhje me ndërtimin dhe kostot e vazhdueshme operacionale të Muzeut FIFA, FIFA është e vetëdijshme për shumë parregullsi serioze në lidhje me këtë projekt, të cilat ngrenë dyshime të forta për sjellje kriminale në pjesë e zyrtarëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme që lidhen me çështjen”.

‘Si rezultat, FIFA tani është e detyruar ta referojë çështjen në zyrën e prokurorit të Cyrihut për hetime të mëtejshme dhe, nëse është e nevojshme, ndjekje penale”.

“Ankimi penal i paraqitur nga FIFA drejtohet kundër anëtarëve të ndryshëm të ish-menaxhmentit të FIFA-s, përfshirë ish-presidentin Joseph Blatter, si dhe të dyshuar të tjerë të mundshëm. Dyshohet se këta individë mund të jenë përfshirë në akte të ndryshme të keqmenaxhimit penal, dhe ndoshta vepra të tjera të lidhura me të”, thuhet më tej në njoftim.

Duket se Blatter do të përfundojë prapa grilave, nëse vërtetohet se ai ka keqpërdorur fondet për rinovimin e muzeut që nuk ishte nën pronësi të shtëpisë së futbollit botëror. 

Exit mobile version