Sheikh Saud Ali Al Thani është zgjedhur kryetar i ri i shtëpisë së basketbollit botëror, FIBA.
Al Thani është zgjedhur kryetar në Kongresin e XXII të FIBA-s. Ai do të jetë në krye të basketbollit botëror për katër vjet.
Kampionati Botëror në basketboll do të nisë pasnesër dhe do të zgjasë deri më 10 shtator, ndërsa organizohet në Filipine, Japoni e Indonezi. Botërori i radhës do të mbahet në Katar, prej nga vjen edhe sheiku që sot u bë kryetar.
Ndërkaq në mandatin 2023-2027 në kuadër të kryetarëve kontinental të FIBA-s janë përzgjedhur: Anibal Manave – FIBA Afrika, Fabian Borro – FIBA Amerika, K Govindraj – FIBA Azi, Jorge Garbajosa – FIBA Evropë dhe David Reid – FIBA Oqeani.