Stinori pranveror në futboll në Kosovë do të fillojë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të mbarojë më 30 maj.
Ky vendim është marrë dje në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Në mbledhje është vendosur edhe për ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, që do të mbahet më 23 dhjetor nga ora 17:00. Për shkak të gjendjes me pandeminë, nuk do të ketë mysafirë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarë e Komitetit Ekzekutiv dhe laureatët.