UBT News

FFK shpall më të mirin e xhiros së shtatë në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, ka shpallur futbollistin e KF Llapit, Axel Gnapi, si “Ylli i Javës” për javën e shtatë të sezonit. Gnapi shkëlqeu në fitoren 4:1 të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, duke shënuar dy gola – hapjen dhe mbylljen e serisë së golave.

Vlerësimi për futbollistin më të dalluar të javës u bë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi shprehu kënaqësinë e tij:

“Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe çdo lojtar po e mban këtë frymë pozitive. Besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë dhe shpresoj të fitoj edhe shpërblime të tjera”, tha ai.

Ky çmim vjen si një motiv shtesë për KF Llapin pas një fillimi të vështirë sezoni, duke rritur shpresat për rezultate pozitive në vazhdim./S.K/KP/

Exit mobile version