Futbollisti i FC Suharekës, Mevlan Zeka është shpallur “Ylli i Javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës. Zeka realizoi dy gola, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij debutues në Albi Mall Superligë, FC Suharekës, ndaj Dukagjinit (3:1).
Pasi mori këtë çmim, Mevlani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.
“Së pari, falënderoj komisionin për vlerësimin si më i miri i javës. Kjo ishte një fitore historike për klubin e Suharekës, pasi është një skuadër e re që po merr pjesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Duhet të kemi kujdes në çdo ndeshje, pasi Superliga është një nivel shumë më të lartë se Liga e Parë dhe kundërshtarët dinë të ndëshkojnë në çdo moment. Momenti i golit në minutën e 50-të ishte i duhuri dhe më pas e menaxhuam lojën mirë. Suhareka është një skuadër e organizuar mirë, edhe pse e re, brenda ka lojtarë me shumë përvojë dhe besoj se këtë vit do të arrijmë objektivat e klubit. Shpresoj që Suhareka edhe në të ardhmen do të bëjë bujë në futbollin e Kosovës,” tha Mevlani për faqen zyrtare të FFK-së.