Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor, miqësoren kundër Shqipërisë më 11 nëntor dhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë, më 15 nëntor në Lubjanë dhe Moldavisë, më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për këto tri ndeshjes, Challandes ka përzgjedhur 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë.
“Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran, St.Gallen dhe sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili deri më tash ishte pjesë e Kombëtares U21”, njofton FFK-ja.
Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës./UBTNews