UBT News

FFK ndan çmimet për sportistët më të mirë të vitit 2020

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), në një ceremoni të veçantë ka ndarë sot çmimet për sportistët më të mirë të vitit “Laureatët e vitit 2020”.

Në një ceremoni të ngushtë, ku morën pjesë vetëm fituesit, FFK ndau çmimet për:  Lojtarit më të mirë në futsall, klubi më i mirë në futsall, futbollistja më e mirë, klubi i vitit në kategorinë e femrave, trajneri më i mirë i vitit, gjyqtari i vitit, golashënuesi më i mirë i vitit, Ekipi më Fair Play, Klubi i vitit, Formacioni i vitit dhe Lojtari më i mirë i Superligës.

Këto janë të gjitha çmimet e ndara nga FFK:

Trajneri më i mirë i vitit: Ardian Nuhiu (trajner i FC Dritës)

Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2020: Mërgim Vojvoda

Gjyqtari më i mirë: Mervan Bejtullahu

Futbollisti më i mirë për vitin 2020 në Kosovë në futsall: Jeton Rukovci

Klubi më i mirë në futsall për vitin 2020: FC Prishtina

Futbollistja më e mirë për vitin 2020: Blerta Shala

Klubi më i mirë për vitin 2020 në kategorinë e femrave: Mitrovica

Golashënuesi i vitit 2020: Mirlind Daku

Klubi më fair-play i vitit 2020: Feronikeli

Lojtari më i mirë i Superligës së Kosovës për vitin 2020: Armend Thaçi

Klubi më i mirë për vitin 2020: FC Drita

Exit mobile version