UBT News

FFK me kërkesë drejt Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e tifozëve në ndeshjen Kosovë-Slloveni

Pas lejimit të zhvillimit të aktiviteteve sportive nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, kanë filluar kërkesat për kthimin e shikuesve në stadiume nga FFK.

Bëhet e ditur se FFK ka kërkuar më herët që tifozët të kthehen në stadiume me 30% të kapacitetit të shfrytëzueshëm, në mënyrë që të mbahet distanca e kërkuar. Sipas asaj që bëhet e ditur, FFK do të kërkojë edhe tani kthimin e tifozëve për ndeshjen e Kosovës me Slloveninë.

Mirëpo si duket Ministria e Shëndetësisë nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë dhe se sipas tyre edhe po të vie një e tillë do të jetë e vështirë të aprovohet.

Sipas tyre, do të jetë e vështirë që ministri Zemaj të lejojë tubime apo grumbullime në këtë fazë, sepse janë në kundërshtim me manualin kundër përhapjes së COVID-19./UBTNews

Exit mobile version