UBT News

FFK-ja prezanton logon dhe fanellat e reja për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”

Federata e Futbollit të Kosovës, ka prezantuar fanellat dhe logon e re të përfaqësueses për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”.

Prezantimi i tyre është bërë një  konferencë për medie të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova të mërkurën luan ndeshje miqësore në Prishtinë kundër Lituanisë, ndërsa më 28 mars luan kundër Suedisë në Prishtinë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022. Pas Suedisë Kosova  ndeshjen e radhës për kualifikimin në botëror e luan më 31 mars  kundër Spanjës në Sevilla.

Ndërrimi i logos ka qenë nisja e ribrendimit dhe lartësimit të futbollin kosovar. UEFA i ka bërë dhuratë këtë logo Kosovës.

Bakir Burri nënkryetar i FFK-së, tha se besojnë se logo e re është e qëllueshme dhe t’i sjellë fat përfaqësues së Kosovës.

“Dëshirojmë që kjo emblemë të pëlqehet nga të gjithë. Ne besojmë që është e qëllueshme. Shpreson që të kemi fat me ketë emblemë. Uroj të na ndihmojë në aktivitetet tona”, ka thënë ai.

Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha  tha se me këtë logo është kthyer simboli dardan.

“Kemi kontribuar në ribrendim dhe e është kthyer ngjyra gold, e simbolit dardan” është shprehur ai.

Alba Morina ka thënë se në logo është dielli ose rrethi si simbol i vetëm dardan që tregon diçka të fuqishme.

“Motivi i kësaj logo është dielli ose rrethi si simbol i vetëm dardan që tregon diçka të fuqishme. Kjo rrotë përfaqëson dy gjërat esenciale me të cilat kanë jetuar ilirët atëherë me rrotën e mullirit dhe diellin. Pjesa e diellit dardan është pjesa e vjetër e historisë sonë, kurse topi përfaqëson pjesën e re të historisë sonë. Ne kemi pasur disa propozime edhe nga UEFA poashtu. Kemi zgjedhë këtë pasi ka qenë  shumë e thjeshtë” ka shtuar Alba Morina.

Exit mobile version