Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) edhe zyrtarisht ka vendosur që të mos e pranojë kandidaturën e Gramos Vokrrit për të parin e kësaj federate, ndërkohë që e ka aprovuar atë të kryetarit aktual Agim Ademi.
Vendimi është marrë në mbledhjen e komisionit të posaçëm të formuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që do të mbahen më 6 prill.
Sipas vendimit të FFK-së, kandidatura e Vokrrit është refuzuar për shkak se nënshkrimet siguruara nga ai të KF Prishtina, KF Kika dhe KF Ulpiana kanë qenë të kontestueshme.
Ndërsa, kandidatura e Agim Ademit, sipas FFK-së, ka plotësuar të gjitha rregullat e kërkuara sipas normativës ligjore të kësaj federate.