Në ditëlindjen e tij të 34-të, dy herë kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury ka vendosur që të konfirmojë tërheqjen e tij nga boksi.
Në një postim në mediat sociale sot në mëngjes, “The Gypsy King” tha se ai po largohet nga sporti i boksit.
Ai shkroi: “Falënderim i madh shkon për të gjithë ata që patën një kontribut në karrierën time gjatë viteve dhe pas bisedave të gjata të vështira, më në fund vendosa të largohem dhe në ditëlindjen time të 34-të them ‘Bon Voyage’ (mirupafshim)”.
Krahas një fotografie të trajnerit Sugar Hill Steward, Fury shtoi: “Këtu janë disa që e kanë bërë të veçantë këtë rrugëtim”.
Lajmi do të jetë tronditës për tifozë të shumtë të Furyt, pasi që ai në fillim të kësaj jave, e konfirmoi rikthimin e tij në boks dhe emëroi Isaac Lowe si trajnerin e tij të ri për një luftë rikthimi kundër Derek Chisoras.