Më shumë se 700 statuja u shfaqën në rrugët e Valencias si pjesë e edicionit të sivjetmë të Festivalit Las Fallas.
Las Fallas është festivali më i madh i Valencias dhe mbahet çdo mars, me një javë të trazuar zjarresh, shpërthimesh dhe paradash në nder të Shën Jozefit.
Këtë vit, lufta në Ukrainë dhe konteksti gjeopolitik që e rrethon është i pranishëm në shumë prej statujave.
Një tjetër vepër arti e veçantë është ajo që paraqet presidentët Joe Biden, Xi Jinping dhe Vladimir Putin duke luajtur bowling.
Statujat apo siç njihen ninotat zakonisht digjen në ditën e fundit të festivalit të Las Fallas – në një zjarr të quajtur ‘Crema’ – sipas një traditë shekullore.
Festivali filloi nga 15 marsi e do të zgjasë deri më 19 mars./UBTNews/